Aktualitet

Greg Rama: Këshillat e tua më të vyera do jenë të paharrueshme tek unë!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:28 - 01/08/20 |
mapo.al

Aneta Rama është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmin e dha kryeministri Rama me anë të një postimi në llogarinë  e tij në Facebook.


“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura, që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam🙏,” shkroi kryeministri në postimin e dedikuar të ëmës.


Ndërsa, tashmë për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe nipi i saj, Greg Rama.


Bashkë me një foto kur duken bashkë duke parë në drejtim të një celulari, Gregu shkruan:


“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe💫


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas