Kryesore

Grekët festojnë në Delvinë “aneksimin” e Jugut të Shqipërisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:41 - 15/05/18 |
mapo.al

Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit ka organizuar sëfundmi një aktivitet në përkujtim të luftëtarëve të rënë në vitin 1914 në luftë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.


Pjesëmarrës në të ishin mjaft të ardhur nga Greqia si edhe përfaqësues të kishës ortodokse, të cilët kanë mbajtur edhe një meshë.


Në manifestimin e tyre grupimi grek ka shpalosur edhe një flamur të madh të Vorio-Epirit, teksa në Facebook kanë shpërndarë edhe fotot me mbishkrimin në greqisht.


“Sot në Bularat në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut. Nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914”, shkruan në Facebook Montis Kolias, Kryetari i lëvizjes për Ringjalljen e Vorio-Epirit, raporton albeu.


Ndërsa një tjetër anëtar i kësaj lëvizjeje shkruan:

Në Delvinaki sot kemi festuar përvjetorin e luftërave për Epirin e Veriut për bashkimin me nënën e tyre, Greqinë. Nder dhe lavdi për luftëtarët e vitit 1914!

Në vitin 1914, Epiri i Veriut shpalli autonominë nga Shqipëria.

 

<
>
350110 350111 350112 350113 350114


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas