Aktualitet

Grenell largohet nga ambasador i SHBA në Gjermani








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 04/03/20 |
mapo.al

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Richard Grenell, ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se do të largohet nga detyra e ambasadorit amerikan në Gjermani.


John Ratcliffe do të marrë detyrën e tij si përfaqësuesi diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Gjermani. Grenell kishte planifikuar të kthehej në vendin e tij, por pranoi të qëndronte në administratë, në pritje të pozitës zyrtare të shefit të inteligjencës.


Përkrahësit e Trump kanë lavdëruar Presidentin e SHBA-ve për emërimin e Grenell, i cili ka një diplomë master në Harvard në administratën publike.



Grenell konsiderohet gjithashtu ambasadori i preferuar i Trump për shkak të qasjeve të tij agresive për të mbrojtur interesat e Trump jashtë shtetit.


Grenell është njëkohësisht i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.



Etiketa:

Pas