Thursday, October 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Grenell uron serbët për betejën e Fushë Kosovës dhe nxit reagime

by mapo.al
29/06/2021
in Aktualitet, Rajoni
0

Ish i dërguari i ish-presidentit Trump për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka nderuar ata që i quan si heronjtë e Vidovdanit përme snjë postimi në Twitter.

Ai shkruan se më 28 qershor 1389, në kosovë filloi beteja kundër otomanëve si dhe shtoi se përkujton martirët e shenjtë serbë dhe Shën Car Lazarin.



Reagimet

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA,Vlora Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi Çitaku.

E ky reagim i Çitakut duket se nuk i ka pëlqyer Grenell, i cili ka replikuar në Twitter. Grenell ka thënë se njerëzit kanë nevojë për punë e zgjidhje.

“Ju ofendoni shumë. Duhet të jetë e lodhshme gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën”, ka shkruar Grenell.

Uroi serbët për Vidovdanin, Vlora Çitaku replikon ashpër

Në përgjigje ndaj tij, ish-ambasadorja Çitaku është shprehur se edhe ajo dëshiron punë dhe zgjidhje, por që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.

“Edhe unë dua punë dhe zgjidhje! Por deklarata më poshtë ishte thjesht historikisht e pasaktë! Paqe”, ka shkruar Çitaku.

Uroi serbët për Vidovdanin, Vlora Çitaku replikon ashpër

Behgjet Pacolli
Edhe ish-kryediplomati Behgjet Pacolli shtoi se Grenelli ishte keqinformuar për ngjarjen, ndërsa më i ashpër u tregua analisti Enver Robelli.

“Paska folur si mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989. I paska përkujtuar «heronjtë e Vidovdanit», «betejën kundër otomanëve», «martirët e shenjtë serbë» dhe «Shën Car Lazarin». Grenelli po luan rolin e propagandistit serbomadh, të shërbëtorit të Aleksandar Vuçiçit dhe manipuluesit të historisë,” shkroi Robelli në Facebook.

Serbët peligrinazh në Kosovë
Rreth 1 mijë serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të rajonit u mblodhën të hënën në Gazimestan, rreth 15 km larg Prishtinës, për të shënuar atë që ata e quajnë ditën kombëtare.

Një shërbesë përkujtimore mbajti edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, duke thënë se “ne i shohim shqiptarët si vëllezërit tanë”.

Ndërkohë në Gazimestan, më 28 qershor 1989, ish-presidenti serb, Milosheviç, e përdori ditën e shënuar për të paralajmëruar edhe ndërhyrje të armatosura kundër shqiptarëve të Kosovës dhe rebelëve të tjerë në shtetet ish-jugosllave.

Enver Robelli
Lidhur me këtë status të Grenell ka reaguar edhe analisti Enver Robelli i cili shkruan se Grenell ka folur si me qenë mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989.

Ai shkruan se më 28 qershor 2021 Grenell luan rolin e propagandistit serbomadh dhe se ëhstë një injorant që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiqit.

“Paska folë Richard Grenelli në Tëitter si me qenë mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989. I paska përkujtuar «heronjtë e Vidovdanit», «betejën kundër otomanëve», «martirët e shenjtë serbë» dhe «Shën Car Lazarin». Po të qëllonte Grenelli në Gazimestan më 1989, do t’i bashkohej nacionalistëve serbë në bartjen e eshtrave të Car Lazarit nëpër «vendet serbe». Më 28 qershor 2021 Grenell luan rolin e propagandistit serbomadh. Një injorant që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiqit dhe manipuluesit të historisë. Mos të harrojmë: Richard Grenelli është dekoruar nga një president i Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Sa i përket historisë: Beteja e Kosovës e vitit 1389 nuk është vendimtare për fatin e Ballkanit. Vendimtare është Beteja e Dytë e vitit 1447 e Mbretërisë Hungareze kundër Perandorisë Osmane. Në atë betejë serbët nuk morën pjesë, ata ishin vasalë të Sulltanit. Por një propagandisti të së djathtës ekstreme amerikane kjo nuk i intereson. Para një viti ky dëshironte të zgjidhte konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë“.

Tags: Enver RobelliRichard GrenellVlora Çitaku

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post

Rama: Ndryshimet në polici sa më shpejt, shkarkimi i Çuçit nuk është...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In