Aktualitet

Greqi/ 10 raste të reja me Covid-19, asnjë viktimë 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:55 - 11/05/20 |
mapo.al

Greqia ka regjistruar 10 raste të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit fatmirësisht në këtë shtet nuk ka asnjë viktimë nga koronavirusi.


Prej një jave, Greqia nuk është më në karantinë ndërsa qëndrojnë të mbyllur vetëm kufijtë.


Në vendin fqinj, deri më tani ka 2 mijë e 726 të infektuar me Covid-19.


Numri i viktimave prej disa ditësh vijon të qëndrojë në 151, ndërsa në spitale ka 32 të intubuar.


Nga fillimi i rasteve të para me Covid-19, Greqia ka kryer në total rreth 100 mijë testime.

 


Etiketa: , , ,

Pas