Aktualitet

Greqi/ 3 viktima dhe 286 raste të reja me koronavirus, qeveria merr masa shtesë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:07 - 25/09/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 3 viktima dhe 286 raste të reja me COVID-19, që shënon një rënie krahasuar me një ditë më parë, por sërish qeveria ka marrë masa.


Rajoni më problematik mbetet Attika dhe zv.ministri i brendshëm i ngarkuar për Emergjencat Civile, Nikos Hardalias ka njoftuar masat e reja në kryeqytet deri më 4 tetor.


Shqetësimi kryesor mbeten grumbullimet e të rinjve kryesisht në vendet ku shitet dhe serviret alkool.


Prandaj me masën shtesë, në Athinë ndalohen pas mesnate deri në 5 të mëngjesit kioskat, kantinat e verës dhe tregjet e vogla.


Kjo masë është në fuqi për 10 ditë, por Hardalias paralajmëron se në rast se nuk funksionojnë, atëhere qeveria s’do ngurojë të marrë masën e karantininimit.



Etiketa: ,

Pas