Një 55-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik sot në ishullin Zakinthos. Ajo ishte duke kaluar rrugën për të çuar në shkollë fëmijën e saj, kur një automjet kaloi me shpejtësi duke e aksidentuar për vdekje. Fatmirësisht fëmija nuk ka pësuar asgjë.
Drejtuesja e mjetit, një 30-vjeçare greke u largua nga vendi i ngjarjes për të humbur gjurmët, por policia është vënë shumë shpejt në ndjekje të saj, duke e ndaluar pak minuta pas aksidentit.