Aktualitet

Greqi – Familjarët në lot, i japin lamtumirën Caroline që u vra nga grabitësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 14/05/21 |
mapo.al

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë një grabitje në Glyka Nera të Greqisë, ku personat të cilët kishin hyrë për të grabitur, pas torturave, lanë të vdekur 20-vjeçaren Caroline, nënë e një vajze 11-muajshe.






Sot familjarët e 20-vjeçares me origjinë britanike, janë mbledhur për t’a përcjellë atë në banesën e fundit.






Në pamjet e siguruara, shihet nëna e saj e cila mezi qëndron në këmbë gjatë rrugës për të përcjellë të bijën e saj për në banesën e fundit.





E veshur me të zeza, nëna hipi në anijen e linjën Volos-Alonissos.

Në një deklaratë, “Superior Air”, kompania në të cilën punonte bashkëshorti i 20-vjeçares, ka njoftuar se linja e tyre do të mbetet mbyllur përgjatë gjithë ditës së sotme në respekt të zisë.

Lexo edhe :  Realizoi emisionin e parë shqip në Greqi, gazetarja tregon peripecitë

Ndërkohë, policia greke dhe organet e tjera ligjzbatuese mbeten në kërkim të tre grabitësve të tmerrshëm. E gjithë Greqia është alarmuar pas kësaj ngjarje.

Caroline me bashkëshortin dhe vajzën 11-muajshe

Sipas dëshmisë së burrit 32-vjeçar, tre persona të maskuar me kapuçë qëndruan në shtëpi për një orë, duke e shantazhuar për t’i thënë se ku i kishte fshehur paratë dhe bizhuteri, megjithëse nga momenti i parë, pa rezistuar, ai kishte zbuluar kutinë me 10 000 euro.

Policia ka në dispozicion një video, në të cilën është regjistruar imazhi i bashkëpunëtorit të katërt. Ishte ora 5:30 e mëngjesit dhe kamera ka kapur një nga autorët jashtë shtëpisë. Ky material do t’u vijë në ndihmë autoriteteve policore për zbardhjen e ngjarjes.

11


Etiketa: , , , ,

Pas