Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgjet greke. Mëngjesin e sotëm 36-vjeçari Sajmir Gjeloshi, u gjet i vdekur në burgun grek. Ai është parë nga gardianët pa shenja jete brenda qelisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Agias në Kretë. Autoritetet kanë nisur një hetim për të mësuar shkaqet e vdekjes së 36-vjeçarit Sajmir Gjeloshi nga Shqipëria.
Sipas mediave greke, në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune.