Një kufomë me shkallë të lartë dekopozimi është gjetur dje në ishullin Paro të Greqisë. Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar të moshës 35-45 vjeç.
Kufoma u gjet nga kalimtarë të rastit në Agio Anargiorn, të cilët më pas kishin lajmëruar policinë.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë por ekspertiza mjeko-ligjore vazhdon për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.