Aktualitet

Greqi/ Humbi jetën në rrethana misterioze, i jepet lamtumira 16-vjeçares shqiptare. Dëshmia e policit që e takoi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:36 - 17/07/20 |
mapo.al

Vijon hetimi për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, ku pritet raporti mjekoligjor, që do të zhvillohet sot në Larissa.


Sot, në orën 18:30, me orën lokale nga Tempulli i Shenjtë i Agios Athanasios Baras, do të zhvillohet funerali i Maria Hysenit, e cila u gjet e vdekur të mërkurën në kodrën e Profitis Ilias, referuar medieve greke.


Vajza u gjet pa jetë, me shenja dhune, me lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të saj.



Një zyrtar i policisë i konfirmoi familjes që një oficer policie pranon që ai e takoi 16-vjeçaren, por sqaron se pas takimit ai e ktheu vajzën përsëri. Në fakt, polici thuhet se ka ardhur nga Athina.


Gjithashtu, polici 27-vjeçar dëshmoi se, kur ai u largua nga vendi i takimit, “16-vjeçarja ishte mirë dhe nuk tregoi asnjë shenjë shqetësimi”. “Për vdekjen e saj mora vesh të nesërmen nga media”, ka dëshmuar ai.


Në të njëjtën kohë, motra e 16-vjeçares dëshmoi se të martën në mbrëmje, motra kishte një takim me 27-vjeçarin në sheshin “Trikala”. Sipas saj, në videot që i tregoi policia, ajo pa se motra e saj po dilte nga makina e tij dhe po shkonte vetëm në kodrën e Profitis Ilias, ku u gjet e vdekur disa orë më vonë.


Etiketa: , , , ,

Pas