Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Greqi/ Krim në familje, i riu shqiptar ekzekuton të atin

by mapo.al
30/05/2018
in Kronika
0

Një i riu shqiptar ka ekzekutuar të atin e tij grek, në Zakynthos të Greqisë. Krimi, sipas policisë helene, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa sot është bërë i ditur arrestimi i 26-vjeçarit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe rezultat e hetimit.

“U zbulua nga efektivët e policisë së Departamentit të Sigurisë të Zakynthos në bashkëpunim forcat policore të Divizionit të Sigurisë së Patras, vrasja e 70-vjeçarit të dielën (27.05.2018) gjatë mbrëmjes në Zakynthos. Për këtë rast, një dosje u hartua për veprën penale të vrasjes me qëllim dhe armëmbajtje pa leje kundër një 26-vjeçari nga Shqipëria.



Në veçanti, sipas të dhënave të mbledhura dhe të vlerësuara në kuadër të hetimeve të policisë, u zbulua se 26 vjeçari, të dielën (27.05.2018) në zonën e Agios Lia në Volimes, Zakynthos, qëlloi disa herë me një armë gjahu (shotgan) makinën e 70-vjeçarit, duke e plagosur atë për vdekje.

Gjatë hetimeve, arma e gjahut u gjet dhe u konfiskua. Një hetim i çështjes u krye nga Departamenti i Sigurisë i Zakynthos, me ndihmën e Divizionit të Sigurisë së Patrasë. 26-vjeçari do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik në Zakynthos, Zakynthos”,- tuhet në njoftimin e policisë ishullore.

26-vjeçari është i biri i ish-postierit grek të vrarë, nga martesa e dytë me një grua shqiptare. Sipas medieve helene, të martën mbrëma ai rrëfeu krimin në polici.

Raportohet se shkak i krimit, dyshohet të jenë abuzimet që 70-vjeçari ka bërë ndaj 26-vjeçarit dhe vëllezërve e motrave të tij. Sipas medieve helene, ka pasur kontradikta të deklaratave të dhëna në polici të të riut dhe nënës së tij.

Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:30 të së dielës, kur i moshuari grek u qëllua për vdekje teksa ndodhej në anë të rrugës provinciale Zakynthos – Volimes.

70-vjeçari gjeti i pajetë nga një shofer taksie që kaloi aty pas krimit e më tej lajmëroi policinë.

Viktima ishte qëlluar nga një armë gjahu dhe kishte lëndime në fytyrë, krahë dhe gjoks. Policia vlerësoi se autori i krimit ishte me gjasë i njohur për viktimën dhe ky i fundit e ndaloi vullnetarisht fugonin e tij për tu takuar me të.

Tags: babaekzekutimfamiljeGreqii riukrimshqiptar

JU SUGJEROJME

Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
E rëndë në Gjermani/ Shqiptari shkon në vendin e punës dhe vret ish-gruan, arrestohet në tentativë për t’u arratisur
Kronika

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari shkon në vendin e punës dhe vret ish-gruan, arrestohet në tentativë për t’u arratisur

23/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Detaje për të shtënat me armë në Bajram Curri

06/01/2023
Emri/ Qëlloi me armë ndaj ish-të dashurës, 10 vite burg për shqiptarin
Kronika

Emri/ Qëlloi me armë ndaj ish-të dashurës, 10 vite burg për shqiptarin

14/12/2022
Next Post
Ngjela: Tahiri sapo nisi betejën, ja tre politikanët që do belbëzojnë…

Ngjela zbulon pse u tërhoqën protestuesit nga ministria: Do përballeshin me punonjës të FBI-së që mbroheshin nga marinsat

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In