Në prangat e policisë greke ka rënë një 54-vjeçar shqiptar i cili po tentonte të kalonte nga pika kufitare e Kristalopigi drejt Shqipërisë. Sipas raportiemve të policisë dhe mediave greke, shqiptari është një person me rrezikshmëri, anëtar i një bande kriminale për të cilin kishte dhe një urdhër arresti, por identitetin e tij ende nuk e kanë bërë të ditur.
54-vjeçari shqiptar u shfaq në pikën e kalimit kufitar Crystallopigi në përpjekje për t’u larguar nga vendi, por nga kontrolli i dokumentacionit i ushtruar nga zyrtarët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave gjetën kundër tij, dokumentin e shpalljes në kërkim si person i akuzuar për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizate kriminale, si dhe trafikant droge, armëmbajtës dhe eksplozivë pa leje.