Një sherr i përgjakshëm ka ndodhur në kampin e refugjatëve të pashoqëruar në Greqi. Një i vdekur, një i plagosur rëndë dhe një tjetër i plagosur lehtë është bilanci i kësaj përleshje.
Sherri ka ndodhur në orët e vona të natës të së shtunës, ku një i ri i moshës 15-vjeçare u vra me thikë nga një tjetër i mitur.
Sipas mediave greke, të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje të rëndë janë fëmijë.
Policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë si dhe identitfikimin e autorit që kreu krimin.