Aktualitet

Greqi/ Qëllohet me armë zjarri 21-vjeçari shqiptar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 23/09/20 |
mapo.al

Greqi-Një 21-vjeçar shqiptar u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.


Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por raportohet se ngjarja ka ndodhur pak pas orës 01:00, në kryqëzimin e rrugëve Malachias dhe Metamorfoseos.


Një person i paidentifikuar qëlloi mbi të riun shqiptar, i cili u transportua menjëherë me ambulancë në spitalin “Evaggelismos”. Ai po merr trajtimin e duhur mjekësor dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut.



Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të plagosjes dhe kapjen e tij.


 



Etiketa: , ,

Pas