Aktualitet

1.3 ton kokainë në Greqi, dyshohet se do vinte në Shqipëri




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:59 - 25/01/20 |
mapo.al

Një sasi e madhe kokaine, rreth 1.3 ton, është sekuestruar në kuadër të një operacioni që po zhvillohet në Greqi


Një operacion i nisur nga DEA amerikane ka përfunduar në portin e Astakao Etoloakrananias në vendin fqinj dhe në pranga janë vendosur 6 persona.


Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, ndërsa theksojnë se disa nga të arrestuarit janë origjinë shqiptare. Ende nuk dihet nga kishte ardhur kokaina dhe cili ishte destinacioni final.



Media greke shkruajnë se droga besohet se kishte destinacion portet shqiptare. Gjatë ditës pritet që të ketë një konferencë për mediat nga policia greke për të zbardhur detaje nga ky aksion i madh.




Etiketa:

Pas