Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj. Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. I riu është mbytur në një liqen në Messenia mbrëmjen e së dielës. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e të riut, por raportojnë se ai kishte shkuar së bashku me shokun e tij për të notuar në liqen.
Disa sekonda pasi kishin hyrë në ujë, 22-vjeçari u zhduk. Shoku i tij nuk mund ta gjente dhe vendosi për të kërkuar ndihmë. Në kërkim të 22-vjeçarit shkuan, një ekip zhytësish të cilët e gjetën të pajetë.