Trupi i pajetë i një shqiptari u gjet sot në një vilë në Greqi.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por raportohet se u gjet i varur në kangjellat e banesës, kokëposhtë, i kapur nga xhinset.
Shqiptari mendohet se ka vdekur katër ditë më parë.
Policia dyshon se shqiptari ishte në tentativë grabitjeje kur u kap në kangjella nga xhinset dhe më pas ndërroi jetë.
Nuk dihet ekzaktësisht shkaku i vdekjes, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar gjithçka.
Mediat greke raportojnë sakaq se ai ishte grabitës përreth zonës, pasi paraqitej çdo datë 1 dhe 15 të muajit në komisariatin e Zakynthos.