Një vajzë 5-vjeçare humbi jetën në zonën e Lechaina në Ilia të Greqisë pasi u rrëmbye nga disa burra me makinë
Sipas asaj që raportojnë mediat greke vajza e vogël ishte në një zonë rurale me prindërit.
Në një momente mitura i shpëtoi vëmendjes së prindërve dhe u gjend në një rrugë të zonës.
Në atë moment, rrëmbyesit po kalonin pranë saj me makinë dhe në rrethana ende të panjohura, e tërhoqën zvarrë 5-vjeçaren duke e plagosur rëndë.
Më pas ato u kapën nga policia. Vajza u dërgua në qendrën shëndetësore Barda për ndihmë mjekësore, por humbi jetën si pasojë e plagëve.
Ndërkohë policia vijon hetimet se si ndodhi ngjarja tronditëse.