Një tërmet i fuqishëm 6.2 ballë i shkallës Rihter ka tronditur sot ishullin e Kretës në Greqi.
Mediat helene raportojnë se lëkundjet u regjistruan rreth orës 12:24.
Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ndodhi në një zonë detare 30 km në juglindje të Zakros, ndërsa thellësia fokale ishte 5 kilometra.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima dhe dëme të mëdha materiale.