Një shqiptar është vrarë nga bashkëatdhetari i tij në Greqi. Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është vrarë në sy të familjes me kazmë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes shqiptarëve, pasi autori e akuzonte viktimën se i ka vjedhur drutë. Ngjarja ka ndodhur në një kamp të komunitetit rom në Greqi.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në krimin e rëndë, si dhe në shmangien e hakmarrjes nga ana e familjarëve.