fbpx

Rajoni

Greqi/ Zjarret u shuan por numri i viktimave vazhdon të rritet, ja sa ka shkuar…





               Publikuar në : 14:01 - 12/08/18 |
mapo.al

Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte nën kujdes intensiv në spital.


Vdekja e saj e ka çuar në 94 numrin e personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu periferinë e Athinës.



Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gruaja, e cila ndërroi jetë të shtunën në mëngjes, është personi i 11-të që vdiq në spital si pasojë e zjarrit të 23 korrikut.


Ata shtuan se edhe 31 persona janë në trajtim spitalor.

Tetë pacientë janë ende në gjendje të rëndë, e në mesin e tyre pesë persona në aparate për jetë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas