Aktualitet

Greqia do të përdorë vaksinën e tuberkulozit për të mbrojtur popullsinë nga Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:39 - 27/05/20 |
mapo.al

Greqia do të nisë vaksinimin e popullsisë me vaksninë e tuberkulozit, në mënyrë që të mbrojë popullsinë nga një valë e dytë e përhapjes së Covid-19. Vaksinimi do të fillojë më 1 qershor dhe ka gjetur mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Barnave.


Është diskutuar shpesh nga mjekë dhe studiues se vaksina e tuberkulozit mund t’i mbrojë njerëzit nga koronavirusi, pasi kjo vaksinë ul mundësinë e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.



Vaksinimi do të kryhet në 4 spitale të Athinës, si dhe në spitalet e disa qyteteve të tjera si: Selanik, Patra, Janinë etj. Më 1 qershor do të fillojnë të vaksinohen njerëzit mbi 50 vjeç, që kanë sëmundje të tjera shoqëruese, si dhe kategoritë e tjera të rrezikuara.



Etiketa: , ,

Pas