Aktualitet

Greqia drejt “lockdown” – mbyllen shkollat e mesme, rikthehet ora policore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 06/02/21 |
mapo.al

Qeveria greke po ndërmerr masa shtesë për të mbajtur nën kontroll pandeminë pasi rritja e numrit të rasteve ditët e fundit, ka shqetësuar epidemiologët.





Sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe nga ana tjetër vendi po sheh një rritje rastesh alarmante. Ekspertët pas një diskutimi të premten, 5 Shkurt, ranë dakord pavarësisht mosmarrëveshjeve, për të vendosur një bllokim më të rreptë por jo “masat e ashpra të marsit” .


Masat e reja përfshijnë një shtetrrethim të rreptë fundjave duke filluar nga ora 6 pasdite, dhe mbylljen e shkollave të mesme.




“Ne po përpiqemi të shmangim valën e tretë. “Takimi i djeshëm ishte i gjatë, derisa ramë dakord për masat”, tha profesori i Mikrobiologjisë, A. Vatopulos, në OPEN dhe kur u pyet se si do të jetë ecuria e pandemisë deri në verë, ai deklaroi se situata e pandemisë do të vijë duke u përmirësuar.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 364 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orë

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, shpjegoi se rritja e rasteve po vazhdon të rritet dhe situata është e rrezikshme, dhe tha se në Athinë dhe Selanik, si dhe Patras janë shtuar masat.


Zonat e mësipërme përfshihen në nivelin e Rrezikut, zonën e kuqe.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 15 Shkurt. Ndërsa në Atikë dhe Selanik, dyqanet do të mbyllen në fundjavë, me përjashtim të farmacive, supermarketeve, furrave, ndërsa ora policore do të jetë nga ora 18:00 dhe jo nga ora 21:00.

Masa të tjera kufizuese janë vendosur në komunat Thira, Mykonos, Chalkida, Patras dhe Agios Nikolaos në Kretë sipas njoftimit të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas