Aktualitet

Greqia goditet nga një tërmet 5.1 ballë, alarm për vullkan në ishullin Kos







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 01/10/20 |
mapo.al

Një tërmet i fortë ka tronditur pak çaste më parë Greqinë. Sipas mediave vendase, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 i shkallës rihter dhe u regjistrua në orën 14:05 me orën lokale.


Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar 25 kilometra në perëndim të ishullit të Egjeut jugor dhe 48 kilometra në perëndim të Kos.




Mediat greke raportojnë që fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri.


Protokolli parashikon mobilizimin e shërbimeve për të zbuluar çdo rrëshqitje toke ose ngritje të valëve të detit.



Etiketa: , ,

Pas