Aktualitet

Greqia i hap plazhet nga e shtuna





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:05 - 13/05/20 |
mapo.al

Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga e shtuna, 16 maj.


Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte:


-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje


-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë


-Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave

-Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

-Do të shiten vetëm produkte të paketuara

-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.

-Nuk do të ketë tryeza në lokale

-Punonjësit do të mbajnë maska

-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient.Gjithashtu  duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.ora


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas