fbpx

Aktualitet

Greqia kundër negociatave me Shqipërinë, Rama-Mitsotakis do takohen në New York





               Publikuar në : 21:51 - 12/09/19 |
mapo.alm

Kryeministri Edi Rama, dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të zhvillojnë takim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më 24-27 shtator, në New York. Sipas medias fqinje, kryeministri grek pritet të takohet me Ramën, në një takim detajet e të cilit nuk janë konfirmuar.


Takimi i kryeministrave pritet me interes të madh, për ecurinë e negociatave, veçanërisht pas deklaratave të fundit të Mitsotakis për pengesën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.



“Greqia është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë”. Sipas këtij mesazhi, qëndrimi i Athinës Zyrtare lidhet me çështjen e minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe trajtimit të tij.


Kryeministri grek ka konfirmuar një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa konsiderohet e sigurt se do të kenë dhe një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

 


Etiketa: , , , , , ,

Pas