Aktualitet

Greqia mbush plazhet, pushuesit respektojnë masat (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 16/05/20 |
mapo.al

Disa mijëra grekë mbushën bregdetin ditën e shtunë, pasi mbi 500 plazhe hapën dyert, në një kohë kur vendi ndodhet mes kujdesit shëndetësor nga koronavirusi dhe përpjekjeve për ringjalljen e turizmit.


Autoritetet udhëzuan hapjen e plazheve, pasi temperaturat në vend pritet të kalojnë në fundjavë 40 gradë celsius. Meteorologët thanë se temperaturat janë të pazakonta për majin dhe vendi do të përfshihet nga një valë i nxehti.


Megjithatë, adhuruesve të rrezeve të diellit iu kërkua të respektonin distancën sociale. Kështu, jo më shumë se 40 persona u lejuan për 1 mijë metër katrorë, ndërsa çadrat u vendosën deri në 4 metra larg njëra-tjetrës.



Në plazhin Costa del Sol, në periferinë Alimos të Athinës, shezllonet u dezinfektuan pas largimit të çdo vizitori, ndërsa plazhistët ruajtën distancën nën çadrat prej bambuje.

“Mysafirët tanë duket se i respektojnë rregullat, gjë që nuk ndodhte në të kaluarën. Plazhi ktë herë është më i rregullt dhe ata sillen mirë. Është shumë e rëndësishme që të vazhdohet kështu”, deklaroi Nikolas Venieris, menaxher plazhi.

Baret shërbyen vetëm ushqime për të marrë me vete dhe subjektet që nuk zbatuan rregullat u gjobitën me nga 5 mijë deri në 20 mijë euro gjobë.

Në një plazh tjetër të hapur më poshtë bregdetit, qytetarë të ndryshëm u shtrinë mbi peshqirë, duke ruajtur sërish distancën, edhe pse pati nga ata që nuk zbatuan me rigorozitet rregullat. Hapja e plazheve shihet si një test nga autoritetet për lehtësimin e masave.

“Sot është kapitulli i ri, cikli i ri i jetës sonë që fillon pas karantinës. Ky fillim duhet të jetë i suksesshëm dhe ne duam që çdo gjë të shkojë mirë, në mënyrë që t’i rikthehemi jetës sonë”, tha Andreas Kondylis, kryebashkiak i Alimosit.

Greqia hyri në bllokadë më 23 mars dhe filloi fazën e lehtësimit të masave më 4 maj. Parqet arkeologjike do të rihapen ditën e hënë, bashkë me lejimin e udhëtimeve në mbarë vendin dhe në ishujt e Kretës dhe Eviasa. Pjesa tjetër e ishujve nuk do të hapen përpara 25 majit.


Etiketa: , , ,

Pas