Aktualitet

Greqia në alarm nga koronavirusi, Atika futet në “lockdown”, mbyllen shkollat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:27 - 09/02/21 |
mapo.al

Greqia ndodhet në gjendje alarmante nga koronavirusi.





Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve me COVID-19, Atika do të futet në “lockdown”.


Autoritetet kanë vendosur që lockdawn-i të nisë nesër nga ora 06:00 deri në 28 shkurt.




Po ashtu, mbyllen sërish në Athinë dhe zonën e gjerë të Atikës shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha kompanitë dhe dyqanet, përveç supermarketeve, njësitë ushqimore, farmacitë.


Ndërkohë, qarkullimi do lejohet vetëm për arsye madhore, me mesazh sms nga celulari për 6 lëvizje të caktuara, vizitë mjekësore, blerje ushqimesh, takime urgjente në sektorin publik, ndihmë urgjente ndaj njerëzve në nevojë, ceremoni mortore të familjarëve më të afërt dhe shëtitje me kafshët shtëpiake.


Komisioni i specialistëve është duke diskutuar dhe rastin e Selanikut.

Lexo edhe :  Sot vaksinohet Angela Merkel, kancelarja merr vaksinën e kontestuar

Sipas të dhënave, shifrat e të infektuarve me covid-19 në Greqi do të shumëfishohen nga sot dhe ditët e ardhshme, ndërsa edhe numri i pacientëve në spital rritet me ritme shumë të larta.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas