Aktualitet

Greqia “nën ujë”, mbi 200 shtëpi të përmbytura, evakuohen banorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 10/10/21 |
mapo.al

Më shumë se 200 banesa janë përmbytur nga moti i keq në Greqi. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Evian veriore, shkruajnë mediat greke.






Autoritetet janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur pastrimin e zonës, ndërsa deri më tani raportohet për disa banorë të evakuar për shkak se janë 200 shtëpi të përmbytura.


Kryetari i Bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis tha se qindra shtëpi janë nën ujë, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta.







Banorët e zonës teksa po përjetonin orë makthi mbrëmjen e djeshme, duke folur për mediat lokale kanë treguar se zona është lënë në mëshirë të fatit dhe autoritet nuk janë kujdesur siç duhet.




1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas