Kryesore

Greqia nesër del nga karantina, qytetarët do lëvizin lirisht, hapen dyqanet, kishat dhe libraritë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 03/05/20 |
mapo.al

Sot është dita e fundit e ”Lock-Down” për grekët pasi nga nesër do të lëvizin lirisht duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.


Rënia e karantinës në Greqi vlen për gjithë vendin teksa do të hapen dyqanet e vogla, kishat, libraritë, njësitë shitëse me pajisje elektronike, KTEO, produktet atletike, parukeritë (me randevu) qendrat estetike, produktet okulare.



Javët e fundit shteti helen ka pasur rënie të madhe të nr. të viktimave apo të infektuarve në krahasim me marsin ku u shënua dhe piku.


Greqia numëron 2 mijë e 600 të infektuar nga të cilët 50% janë shëruar plotësisht kurse 144 e humbën betejën me COVID-19.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas