Aktualitet

“Greqia njeh Kosovën” – Deklaratat e Server dhe Phillips “ndezin” Beogradin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 13/04/21 |
mapo.al

Mediat serbe janë ”ndezur” nga lajmi i dhënë i ekspertëve të politikave ndërkombëtare David Phillips dhe Daniel Server, që Greqia me shumë gjasa mund të njohë Pavarësinë e Kosovës.






Sipas medias ”Alo.rs”, e cila e hap artikullin me titullin ”Greqia njeh Kosovën”, Phillips dhe Server bien dakord që duhet të presim përfundimin e procesit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të shohim pozicionin e vendeve të BE-së për çështjen e statusit të Kosovës dhe të tregojnë se Greqia ka shumë të ngjarë të njohë pavarësinë e Kosovës.


“Greqia ka shumë të ngjarë të njohë Kosovën. Muri i ndërtuar nga pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën do të shembet së shpejti, pasi Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë të njohë Kosovën. Greqia është në ‘Agjendën 2014′. propozoi thellimin e integrimit Euro-Atlantik të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor” – thotë Philips.







“Edhe pse shpresoj se Greqia do të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Kosovës, ne nuk mund të injorojmë lidhjet e saj të ngushta me shtetin serb, i cili mbështet fuqimisht Greqinë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian” – vijoi Phillips.



Profesori Daniel Server beson se ka një shans minimal që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën të ndryshojnë pozicionin e tyre.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas