Duke filluar nga data 7 shkurt, Greqia nuk do të kërkojë më një tampon negativ për shtetasit shqiptarë apo ato të Bashkimit Europian të cilët udhëtojnë drejt saj.
Për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në rruge tokësore, ajrore apo detare, i vetmi kriter do të mbetet certifikata e vaksinimit
Direktiva e re u njoftua nga Ministri i Shëndetësisë në vend në një deklarate të shkurtër për mediat.
Pavarësisht shifrave të larta të infektimeve, autoritetet mendojnë se ky vendim do të nxisë ardhjen e turistëve në vend.
Këtë vit Greqia do të hapë sezonin e saj turistik më herët se çdo vit tjetër duke nisur nga data 1 Mars.