Aktualitet

Greqia shënon rekord viktimash nga koronavirusi, 108 vdekje dhe 2.311 të infektuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 21/11/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit, në Greqi janë regjistruar 108 vdekje nga koronavirusi. Në total, bilanci i viktimave nga Covid-19 shkon në 1,527.


Kjo është hera e parë që në vendin fqinj, numri i rasteve fatale e kalon 100, ndërsa 72 viktima ishte rekordi i fundit përpara së shtunës. Ndërkohë, presioni në spitalet e vendit vijon të shtohet me rritjen e numrit të pacientëve të futur në intubim.


Nga ana tjetër, autoritetet e Shëndetit në vend, konfirmuan 2,311 raste ditore pozitive. Kurse, totali i të infektuarve shkon në 90,121. Prej këtij totali, 53.4% ​​janë meshkuj.



Aktualisht, 522 pacientë janë të intubuar, kurse mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 149 (28.5%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.




Etiketa: ,

Pas