Kreu i Demokracisë së Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në Kretë ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me një shqiptar.
“Greqia është shtëpia ime e dytë. Unë jam shqiptar dhe unë votoj për Demokracinë e Re. Jetoj me familjen dhe dy fëmijët. Ligjet janë të nevojshme, në mënyrë që të mund të jetojmë siç duhet, por duhet të zbatohen”, i tha ai.
Ndërsa Mitsotakis u pajtua me deklaratën e tij se është e nevojshme që ligjet të zbatohen dhe u zotua se me Demokracinë e Re në qeverisje gjërat do të ndryshojnë. Lajmi ka gjetur pasqyrim edhe në mediat greke.