Greqia ka shtyrë afatin e masave anti-COVID me Shqipërinë deri në 24 maj. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të lejohet të udhëtojë drejt vendit fqinj, ndërsa përjashtim bëjnë personat që kanë pasaportë greke ose leje qëndrimi në vendin fqinj.
E vetmja pikë kufitare do të jetë ajo e Kakavijës, e cila do të punojë nga ora 07:00 deri në 19:00, por do të lejohen të kalojnë vetëm 400 qytetarë.
Përsa i përket personave që lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, ata duhet të kenë me vete PLF të plotësuar 24-72 orë përpara udhëtimit, të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit.
Gjithashtu këta persona duhet të kenë me vete certifikatë vaksinimi nga autoritete shtetërore ose e-albania në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave.
Nëse nuk janë vaksinuar, ata duhet të kenë me vete testin PCR të bërë 24-72 orë përpara udhëtimit.