Aktualitet

Greqia shtyn “lockdown-in” Athina dhe zonat përreth sërish në izolim nga Covidi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 26/02/21 |
mapo.al

Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e lockdown-it të ashpër në periferinë e Atikës, përfshi kryeqytetin e vendit Athinë dhe zonën e Pireut.






Sipas ministrit për Trajtimin e Krizave, Nikos Chardalias, situata është kritike pasi mbyllja totale për mbi një muaj nuk solli uljen e numrit të të infektuarve.


Plot 80% e sallave të reanimacionit në spitalet e Covid-19 kanë pacientët ndërsa shifra vjen në rritje çdo ditë.







Në zonën e kuqe mbeten zonat e Selanikut, Chalkidiki, Rethimno, Thasu, Thiveon, Kalimnos, Evia, Arkadia. Nga sot “të kuqe” janë dhe periferitë e Thesprotia, Igumenica, Arta, Siros, Iraklio, Korinthi, Samos, Dhidhimotiho dhe Amfilohia.




Sot në Greqi u shënuan 1.790 të infektuar, 317 pacientë janë në intubim, ndërsa humbën jetën 29 njerëz. Paralelisht, sot u vaksinuan mbi 28.000 persona në të gjithë Greqinë.



1


Etiketa: ,

Pas