Mëngjesin e ditës së sotme, pak para nisjes së votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, grupe ende të paidentifikuara sulmuan me bomba molotov policinë e vendosur në Charilaos Trikoupis, jashtë zyrave të PASOK.
Si pasojë e sulmit nuk është raportuar për viktima dhe policia nuk ka vijuar me arrestime apo procedime penale.