Greqia ka marrë masa shtesë për koronavirusin, duke furtur karantinën për ata që udhëtojnë nga Shqipëria.
Mësohet se kufiri tokësor me Kakavijën do të mbyllet gjatë natës, me qëllim që të ketë kontrolle të shtuara gjatë ditës.
Kështu, duke filluar nga dita e diel e 16 gushtit, të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes pikës së Kakavijës, do të vendosen në karantinë të detyruar 7-ditore, që të kontrollohen rreptësisht.
Gjithashtu, nga dita e hënë në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve.