Këngëtarja Greta Koçi ka treguar së fundmi se çfarë kriteresh duhet të përmbushë bashkëshorti i saj i ardhshëm. Pasi një ndjekës e ka pyetur në “Insta Story” nëse do të martohej apo jo me një djalë të varfër, Greta ka theksuar se njeriun e jetës nuk do ta zgjidhte kurrë nga gjendja ekonomike, por nga një sërë virtytesh.
“Ka shumë arsye të tjera pse njeriu vendos të lidhë jetën me dikë…ndjenja, karakteri, personaliteti, arsimi, sjellja, respeki dhe mirëkuptimi. Partneri nuk është thjesht një burrë, është ose duhet të jetë të paktën për mua shok dhe krah, është njeriu që ti i beson dhe kalon gjithçka me të. Nëse një njeri ka këto cilësi dhe vlera që listova më lart, le të jetë i varfër, nuk ka problem”-është shprehur Greta Koçi, e cila nuk ka ngurruar t’i drejtojë një pyetje ndjekësit.
“A është e mundur që një njeri që ka arsim, kulturë, personalitet, integritet dhe mirësi në shpirt, të jetë një njeri që nuk mbijeton dot?”-ka shkruar këngëtarja, duke lënë të kuptohet se në ditët e sotme duket se është e vështirë të gjesh një njeri të tillë.