Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë një konferencë për shtyp lidhur me protestësn e kontrollorëve të AlbControl në Rinas.
Ajo deklaroi se greva e kontrollorëve është politike dhe një grusht shteti, duke paralizuar punën në aeroport dhe ndërprerë shërbimet. Sipas saj, nuk mund të ketë grevë në shërbimet jetike, siç është aeroporti, ndërsa i kërkoi presidentit Ilir Meta të reagojë, pasi ka takuar punonjësit disa ditë më parë.
“Vendi po merret peng, ky është grusht shteti. Në shërbimet jetike s’mund të ushtrohet grevë. Sot s’do vijojnë dot vaksinat. Meta të shprehet për situatën, pasi ka takuar kontrollorët“, u shpreh Balluku.
Balluku thotë se shteti nuk ka asnjë involvim financiar në AlbControl, pasi kjo e fundit të gjitha të ardhurat i merr nga trafiku ajror. Ajo shtoi se përderisa trafiku ajror ka rënë gjatë pandemisë, ka ardhur ulja e pagave. Balluku zbulon se më parë këta kontrollorë kanë pasur rroga deri në 4 milionë e 440 mijë lekë, kurse tani i kanë 2 milionë e 449 mijë lekë.
Po ashtu Balluku konfirmon se shteti nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë AlbControl, ndërkohë që shtoi se kontrollorët kanë marrë rroga anormale për Shqipëri.
“Duke u përballur me këtë problematikë, Këshilli Mbikëqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore. Njëherë në qershor, e një herë në nëntor, deklaron pranë EuroControl deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin këto kosto operative, paga, pagesa të tjera, mirëmbajtje të sistemeve, energjia elektrike, dhe investimet.
Investimet duke nisur nga marsi i 2020 nuk ka pasur në këtë kompani, ka qenë e pamundur prej financave. Kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Për të qenë e satkë dhe qartë, është paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë sipas sasisë së operimev. Kontrollorët në 2019 që ka qenë viti i fundit i rregullt, kanë elaboruar, përpunuar, operuar në total 216 mijë avionë. Gjatë 2020 dhe në fillim të këtij viti kanë operuar me 102 mijë avionë. Trafiku në total për shkak të pandemisë ka rënë me 57% në 2020, ndërkohë që edhe në muajin janar, shkurt, mars që sapo është mbyllur trafiku ka qenë -57%. Operatorët e navigimit ajror, kontrollorët përpunojnë sot që flasim, prej 43% të trafikut normal. Për herë të fundit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, mbarë botën deri në mars të 2020.
Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në AlbControl, kompania që bën navigimin ajror, nuk merr të ardhura nga AlbControl, nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë, është nga parimet e aderimit, shtetet s’kanë lidhje kontakt financiar me navigimin ajror. Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milionë e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale. Gazetarët janë shumë të habitur, nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit. Nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit, vendosen në marrëveshje mes AlbControl dhe IATA. Kam marrë shembull disa nga punonjësit. Rreth 4 mijë e 400 dollarë rroga. Sot janë në nivelin, për shkak se përpunohen vetëm 43%, sot marrin 2 milionë e 449 mijë lekë, ose 2 mijë e 490 dollarë“, tha Balluku.
LEXO EDHE:
Vijon greva në aeroportin e Rinasit – nuk ka fluturime deri nesër