Aktualitet

Greva e Albcontrol – Meta nxit dialogun mes palëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:17 - 07/04/21 |
mapo.al

Teksa ndodhet në një vizitë në qytetin bregdetar të Vlorës, presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se presidenti bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha janë nxitës të grevës së kontrollorëve në Aeroportin e Rinasit që kanë bllokuar fluturimet në qiellin shqiptar. Meta tha se kryeministri në detyrë duhet t’i thërrasë mendjes pasi nuk jemi në Amerikën Latine ndërsa e ftoi atë, ministren Balluku dhe sindikatën e kontrollorëve në dialog për zgjidhjen e këtij ngërçi, që siç theksoi ai, veç të tjerash pengon stërvitjen si vend anëtar i NATO-s






Presidenti tha se i është drejtuar me një shkresë atyre për zgjidhjen e situatës por nuk ka parë asnjë hap për dialog, duke theksuar se në shenjë presioni disa prej punonjësve janë pushuar nga puna. Meta gjithashtu theksoi se pas takimit të zhvilluar pak ditë më parë, i ka kërkuar kontrollorëve të kthehen në punë.


Ai i drejtoi dy pyetje ministres Balluku në lidhje me faktin që prej 10 muajsh nuk ka gjetur kohë për të biseduar me kontrollorët dhe lidhur me koncesionin për Aeroportin e Rinasit.





“Si nga ana e qeverisë dhe e kontrollorëve cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm mund të cenojë sigurinë kombëtare por edhe atë ndërkombëtare si vend i NATO-S. Është një mesazh i gabuar nga dy palët. Prej më shumë se 10 muajsh sindikata ka ngritur pretendimet jo vetëm ndaj kompanisë por edhe ndaj institucioneve dhe partnerëve, institucioneve europiane. Ata janë shumë të vëmendshëm për çështjen e sigurisë së fluturimeve. Për fat të keq nuk ka pasur asnjë dialog. Unë jam njoftuar disa herë për këto çështje dhe duke e parë problematikën si pa zgjidhje, më 31 mars i kam pritur në një takim publik.



Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cenuar. Dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Sipas tyre prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje. I jemi drejtuar kryeministrit, Ballukut, Albchontrollit dhe autoritetit të aviacionit civil duke vënë për dijeni edhe ndërkombëtarët. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë sidomos në kushtet, përveç arsyeve të tjera, sepse do të nisë edhe stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO ku përfshihet edhe Shqipëria dhe ku pritet që trafiku ajror të rritet ndjeshëm.



Lexo edhe :  "S’ka fakte që ka shkelur ligjin", Nishani: Mazhoranca nuk e shkarkon dot Metën

Kam kërkuar dhe i kam bërë apel kontrollorëve të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi siguria e fluturimeve ajrore është çështje jetike. Në çdo kohë duhet të garantohet objekti i punës. U kam thënë do vazhdonin punën se do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kam kërkuar që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje kësaj situate përmes dialogut. Presidenti më 2 Prill ka kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e situatës Ministrisë së Transportit. Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën por për të shantazhuar më tej kontrollorët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit për disa prej tyre.

Pas kësaj kanë filluar edhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren që sot doli për të provokuar presidentin. Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje biznesit. Shpreh keqardhjen për veprimin e kontrollorëve, qoftë të atyre që janë larguar nga puna por në radhë të parë dua t’i bëj thirrje kryeministrit në detyrë t’i thërrasë mendjen se nuk mund të bëjë lojëra të tilla. Nuk jemi në Amerikën Latine këtu. Unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohem nga provokimet që kanë vetëm një problem, dramën e zgjedhjeve pluraliste që do bëhen dhe nuk e luan topi. E ftoj kryeministrin, ministren dhe sindikatën”, u shpreh Meta.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas