Aktualitet

Greva e kontrollorëve – Ushtria dhe FNSH mësyn në zyrat e Albcontrol














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:56 - 07/04/21 |
mapo.al

Policia Ushtarake dhe FNSH ka zbarkuar pasditen e sotme në zyrat e Albcontrol, teksa vijon greva e kontrollorëve ajrorë në aeroportin e Rinasit dhe rrjedhimisht bllokimi i fluturimeve.





Nuk dihen të tjera detaje nga operacioni policor, që vjen disa orë pas deklaratave kërcënuese të kryeministrit Edi Rama kundrejt kontrollorëve, nëse këta të fundit nuk heqin dorë nga greva.


60 kontrollorë ajrorë janë në grevë që nga mbrëmja e djeshme, për shkak të reduktimit të pagave me 70% dhe pushimit nga puna të 5 prej tyre. Ato ndodhen brenda institucionit, ndërsa nuk po kryejnë detyrën prej 10 orësh.




Kryeministri Edi Rama i kërcënon me ndjekje penale, teksa pretendon se pas gjithçkaje fshihet presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, me qëllimin për të ndalur procesin e imunizimit masiv; marrjen e vaksinave.


Ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cilëson grusht shteti që cënon sigurinë kombëtare.


14


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas