Aktualitet

Greva e naftëtarëve – Malaj: Qeveria “Rama” është fajtore, ja 5 hapa për zgjidhjen e kërkesave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:49 - 23/10/20 |
mapo.al

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj konsideron kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij si përgjegjësit e vetëm për problemet e naftëtarëve të Ballshit.






Në një postim në “Facebook”, Malaj shprehet se qeveria nuk e ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve, sikundër radhën e pagesave për sigurimet shoqërore.


Ish-ministri gjithashtu propozon 5 hapa për zgjidhjen e problemeve të naftëtarëve, të cilët prej kohësh protestojnë, dhe së fundmi janë futur në grevë urie.







Sipas Malajt duhen identifikuar përgjegjësit ligjorë që nuk nxorën urdhrin e bllokimit, çdo nivel pagesash nga Thesari, ata që kanë përfituar pagesa jashtë radhës, si dhe duhet siguruar rivendosja e tyre në radhë sikundër sigurimet shoqërore.




Postimi i Arben Malajt në “Facebook”:



5 hapa për zgjidhjen e kërkesave ligjore të naftëtarëve. Qeveria Rama është fajtore dhe përgjegjëse ligjore, sepse nuk ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve dhe radhën e pagesave për sigurimet shoqërore.

1.Identifikoni përgjegjësit ligjore që nuk kanë nxjerrë urdhrin e bllokimit sapo ka filluar mos pagimi i pagave dhe sigurimeve shoqërore. Ata që nuk kanë nxjerrë urdhërin e bllokimit dhe aktivizimin menjeherë të përmbarimit nuk janë punonjës të thjeshtë, janë qeveritarë në shërbim të oligarkëve dhe për arsye korruptive.

2.Identifikoni në çdo nivel të pagesave nga Thesari, kush ka shkelur radhën e pagesave duke lejuar oligarkët të punojnë duke mos paguar pagat dhe sigurimet shoqërore.

3.Identifikoni nga kontabiliteti i kompanisë kush ka përfituar pagesa jashtë radhës së pagesave, ku pagimi i sigurimeve shoqërore është i pari. Verifikoni librat e arkës dhe të bankës të kompanisë, për të identifikuar pagesat në shkelje të radhës së pagesave.

4.Kërkoni rivendosje në radhë të pagesave jashtë radhës për tatimet, për doganat, për kompanitë private furnitore, për individët që kanë përfituar, duke arkëtuar shumat e nevojshme për pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore.

5. Me këto anullime të pagesave jashtë radhës për institucionet publike dhe kompanitë private; kryeni pagesat e pagave dhe sigurimeve shoqërore për naftëtarët.

Në këtë vjedhje të pagave dhe sigurimeve shoqërore ku ka risqe të mëdha për korrupsion dhe vjedhje nga pronarët jo sipërfaqësorë, vërtetohet se qeveria Rama me veprim ose mos veprim është fajtore ligjore.

1


Etiketa: ,

Pas