Deputeti Lefter Maliqi thirri sot në seancën e Kuvendit, në interpelancë ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Nga foltorja e Kuvendit, ministrja iu referua refuzimit të ushqimit në burgun e Peqinit nga të dënuarit të cilët ndodhen në grevë urie.
“Refuzimi i ditëve të fundit në burgun e Peqinit që nisi si reflektim i vendimeve të marra për regjimin 41 Bis. Po investigojmë se lidhjet e botës së krimit të 41 bis kanë ekzistuar. Përveç hetimit ka procedim penal në prokurorinë e Elbasanit me kërkesën time për të hetuar çdo element të faktorit të brendshëm apo jashtëm që kanë ndikuar në këtë gjë”, u shpreh Gjonaj.
Do mbyllet burgu i Zaharisë
Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se vitin tjetër do të mbyllet burgu i Zaharisë në Krujë për shkak të degradimit.
“Jemi duke marrë masat që me investim të ri të mbyllim burgun e Zaharisë në Krujë. Do investojmë që Zaharia të mbyllte përfundimisht dhe të dënuarit e moshuar të akomodohen në institucione më të mira”, tha ajo.
Në replikë deputeti Maliqi i tha se “ministrja foli si Nexhmija në kongres. Na tregoi statistikat e nxjerra nga propaganda“.
LEXO EDHE:
Lefter Maliqi: Korrupsion me tenderët e ushqimeve në Burgje, në lojë edhe një restorant
Etiketa: burgu i Peqinit, Burgu i Zaharise, Etilda Gjonaj, Lefter Maliqi