Aktualitet

Greva e urisë – Naftëtaret paralajmërojnë përfshirjen e fëmijëve: Pagat, të panegociueshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 24/10/20 |
mapo.al

Gratë naftëtare janë futur sot në ditën e 10-të të grevës së urisë, ndërkohë paralajmërojnë se do të përfshijnë në protestë edhe fëmijët e tyre.


Ky paralajmërim vjen si rrjedhojë e qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk pranon që të negociojë pa u braktisur greva.


“Jemi shumë keq, po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama. Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu. Për ne pagat janë të panegociueshme. Ne do të vazhdojmë grevën e urisë dhe që këtu dalim vetëm të vdekura”, u shprehën naftëtaret për mediat.



“Gjendja është katastrofë. Mbrëmë kam qëndruar pranë tyre, ndërsa sot gjendja është më e rënduar. Nga e hëna kemi menduar të sjellim fëmijët, përderisa zoti kryeministër nuk reagon. Zoti kryeministër, thirrje nga ky shesh, merr masat dhe jepi zgjidhje kësaj katastrofe që po bëhet nga naftëtaret”, vijoi nënkryetari i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit.

Lexo edhe :  Rama spica opozitës me fjalët e Kadaresë: S'jam i sigurt se ky agresion është diçka e mirë

Kërkesat e naftëtarëve mbeten të njëjta: marrja e pagave të prapambetura, si dhe rifillimi i punës në rafineri.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas