Aktualitet

Greva e urisë në Ballsh – Vasili: Qeveria vazhdon e vjedh mln euro me koncesionet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 16/10/20 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nëpërmjet një deklarate për mediat shprehet se qëndron në krahë të grave greviste në Ballsh dhe ngre gishtin e akuzës në drejtim të qeverisë Rama.


Sipas tij, është e tmerrshme që gratë e naftëtarëve janë në grevë urie, ndërsa qeveria vazhdon e vjedh miliona euro me koncesionet.


Gjithashtu Vasili ngre pyetjen se ku janë deputetët e maxhorancës që flasin për barazi gjinore dhe nuk guxojnë të shprehen për gratë e naftëtarëve të cilat janë tashmë ne grevë urie.



Fjala e Petrit Vasilit:


Gratë naftëtare janë ngujuar në një grevë urie të pa precedent në Ballsh. Pra gratë janë në grevë urie. Vetëm ky fakt do të rrëqethte këdo njeri normal dhe ka rrëqethur tërë Shqipërinë pasi gratë punëtore dhe nëna njëherazi ndodhen në grevë urie thjesht dhe vetëm për diçka. Për djersën e ballit të tyre e cila ju është grabitur, ju është vjedhur, ju është plaçkitur në sytë e një qeverie hajdutësh.


Një tufë grash ministre dhe deputete, llafazane dhe dënglaxhije, që bëjnë sikur çerrin gjoksin për gratë, për barazinë e tyre, për të drejtat, ju a kanë vënë tapën në gojë hajdutëria e qeverisë dhe asnjëra prej këtyre grave ministre e deputete nuk guxojnë të hapin gojën për nënat, motrat punëtore të robtuara gjithë jetën që punojnë në naftat në një punë shumë të vështirë e që ndodhen në grevë urie. Një turp e një faqe e zezë.

Përse janë në grevë urie naftëtaret, e naftëtarët ditë më parë dhe qindra familje në Ballsh që kanë punuar e kërkojnë djersën e ballit? Për disa milionë euro. Vetëm për disa milionë euro që ju takojnë, që ju përkasin. Po në të njëjtën uzinë ku qeveria e kusarëve nuk ju ka marr detyrimet prej 60 milion euro kompanive që kanë përdorur uzinën, të cilat i kanë përvetësuar dhe i anë futur në xhep 60 milion euro. Dhuratë e korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare, e lek për të paguar pagat e ligjshme të punëtorëve nuk ka. Pra nuk ka qeveria se qeveria vetëm vjedh.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas