Aktualitet

Greva në Rinas për pagat/ Denoncimi: Albcontrol tender 1 mln € për një zyrë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:05 - 07/04/21 |
mapo.al

Punonjësit e kullës së kontrollit të aeroportit të Rinasit zhvilluan sot një grevë një orëshe, duke paralizuar punën në aeroport, për shkak të uljes së pagave dhe shkarkimeve nga puna.





Në Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur një denoncim ku thuhet se kompania Albcontrol pretendon se nuk ka para për të paguar rrogat e punonjësve, por nga ana tjetër bëjnë tenderë në vlera marramendëse.


Greva e kontrollëve të Rinasit paralizoi sot punën në aeroport, duke sjellë anulimin e fluturimeve.




Postimi i Berishës
Albkontrolli ne greve, kerkon doreheqjen e ndrikull Gryksi Ballukut! Vjedhjet e saj me tendera kane shkaterruar ndermarrjen. Eshte blere tavoline 1 milion euro!


Denoj me ashpersine me te madhe vjedhjet dhe korrupsionin e papermbajtur te ndrikull Gryksi Ballukut dhe klanit te saj dhe kerkoj urgjent plotesimin e kerkesave te drejta te grevisteve!


Lexoni denoncimin e kontrollorit dixhital! sb

Pershendetje Doktor! Kontrolloret e trafikut ajror jane shume te revoltuar me situaten 8 vjecare qe eshte krijuar ne Albcontrol. Ky ishte momenti qe u mbush kupa. Mosperfillja dhe tallja nga Balluku per te gjithe ne na ka cuar ne kete pike. Na thone qe kompania nuk ka financa, por ne agjensine e prokurimit publik shpallin cdo dite nga nje tender me vlere marramendese.

Ne Albcontrol ka 8 vite qe nuk perfill njeri ligjet dhe rregullat e ketij vendi. Tendera nga me te cuditshmet te cilat nuk i permend njeri. Eshte prokuruar nje tavoline pune per vlera marramendese mbi 1 milion Euro. Me keto tendera zonja u promovua dhe u be ministre. Prandaj kerkesa kryesore e jona eshte dorheqja e Belinda Ballukut dhe e gjithe vartesve te saj ne Albcontrol dhe rikthimi ne fuqi i kontrates tone te punes. Vetem atehere mund te stabilizohet situata.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas