Kryeministri Edi Rama deklaroi nga takimi në Tepelenë me kandidatët socialistë për deputetë dhe qytetarët se aeroporti “Nënë Tereza” është marrë peng nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar kështu grevës së kontrollorëve ajrorë.
“Berisha ka dalë hapur prej ditësh duke e nxitur këtë gjë. Meta ka hedhur një gur leshko pasi ka fshehur dorën e ka lënë të kuptohet padashje se është pjesë. Çdo shqiptar e kupton sigurisht se si Ilir Meta dhe Berisha janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë akt”, – tha Rama.
Kryeministri insistoi se kundërshtarët politikë po sabotojnë procesin e vaksinimit, me pengesën e marrjes së dozës së caktuar të vaksinave që pritej të mbërrinte sot në aeroport.
“Megjithatë i kanë bërë llogaritë gabim, kanë gjetur kryeministrin më të gabuar. Kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta dhe kanë përfshirë në operacion edhe të tjerët. U bëj thirrje edhe atyre të tjerëve që të kthehen në detyrë një orë e më parë”, – u shpreh Rama.
Kjo deklaratë e Ramës vjen pas disa të ngjashmeve në rrjetin social “Twitter”.
LEXO EDHE:
Rama: Sabotimi në Rinas, frymëzim nga Saliu dhe Iliri për të bllokuar vaksinat
Etiketa: Edi Rama, greva e kontrolloreve ajrore, Tepelenë, Video