Aktualitet

Greva nga pala greke, mbyllet pika kufitare e Kakavijës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 16/02/21 |
mapo.al

Dogana e Kakavijës është mbyllur për 24 orë për shkak të grevës që po bëhet nga pala greke. Mbyllja nis nga e mërkura më 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt.






Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare të Kakavijës, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme.


Kështu, gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.







Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Lexo edhe :  Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën e dikujt tjetër


Dogana Shqiptare u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj dege doganore.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas